Last Updated on 17/12/2025 by EL
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka nisur me fjalën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, ndërsa punimet do të mbahen me dyer të mbyllura.
Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor. Ky takim shënon gjithashtu mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve të 11 majit.
Raportohet se gjatë mbledhjes mund të trajtohen edhe çështje të tjera lidhur me zhvillimet politike në vend, situatën e brendshme të partisë, si dhe mundësitë për ndryshime në statut./e.t
