Nga Mentor Kikia
I shikoni këta gurë?
Janë copëza betoni që janë krijuar nga shkatërrimi Murit të Berlinit. Pasi historia ndryshoi dhe Muri ra, “disa” njerëz u kujdesën që të rujanë një pjesë të tij, për ta mbajtur në këmbë si dëshmitar të historisë. Ndërsa copëza nga pllakat e thyera të betonit u mblodhën dhe janë vendosur në muze dhe dyqane suveniresh, që shiten deri në 25 Euro një copë.
Sa komike dhe trishtuese njëkohësisht është në Tiranë!
Turma turistësh mblidhen në anë të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, pranë ish Komutetit Qendror të PPSH, ku është një bunker, dhe guidat flasin anglisht, italisht, spanjisht, e pëpiqen tu tregojnë atyre se çfarë ka qenë diktatura komuniste.
Vendi me fortifikimin më të çmendur në Europë, me mbi 470 mijë bunker e tunele, u tregon turistëve tashmë vetëm një gjysmë bunker të vendosur në anë të trotuarit. Shkatërruam çdo gjë, me etje, me zell, me urrejtje…
Por mund të kishim një muze të diktaturës, ku të dëshmoheshin krimet dhe fortifikimet!
Mund të kishim një muze të makinerive të kohës, nga ZIS-at deri tek karrocat me një kalë që shpërndanin produktet nëpër dyqanet e Tiranës, për të dëshmuar prapambetjen!



