Last Updated on 19/06/2026 by Anisa
Ardit Bido ka reaguar publikisht përmes një deklarate të fortë, ku shpreh shqetësim për sulme verbale, kërcënime dhe përfshirje të figurave publike në një debat që ai e cilëson të orkestruar.
Ai pretendon se është vënë në shënjestër pas deklaratave të tij publike dhe se ndaj tij janë artikuluar kërcënime, përfshirë edhe nga figura mediatike si Arjan Çani, si dhe individë të tjerë që ai i lidh me qëndrime politike dhe etnike.
Në deklaratën e tij, Bido shkruan:
“Ou? Kërcënon Çani që do bëhen bashkë të gjithë vorioepirotistët kundër meje një ditë para sulmit të disa individëve në turmë?
Nuk më hesht dot as kërcënimi, as sulmi i orkestruar i Çanit me vorioepirotistët e beleristët, e as ata, të cilëve u kam prekur interesat personale duke thënë disa të vërteta dhe duke ua çjerrë maskat.🎭
Parmbrëmë, Çani bëri një kërcënim publik për sulm, duke thënë se e paskam indinjuar atë dhe DISA të tjerë, e se “do të më ndiqnin hap pas hapi”.
Në rregull, me disa ushtarë tuajët që paskeni vënë.
Por vërtet mendoni se mund të ma mbyllni gojën për të vërtetat që kam vite që i them publikisht?
Kam një jetë të tërë që flas publikisht për çështjet kombëtare.
Kam një jetë të tërë që flas për antishqiptarët🇬🇷 si ju, pa mu dridhur qerpiku.
Unë flas hapur. Nuk më tremb dot askush, sepse nuk kam skelete në dollap, ndryshe nga ju‼️
Ta keni shumë të qartë: NUK ma ndalni dot zërin, siç nuk keni arritur ta bëni ndër vite.”
Deklarata e tij vjen në një kontekst debatesh të forta publike dhe përplasjeje në rrjetet sociale./a.d
