Më 22 dhjetor opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.
“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.
Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë./K.M
