Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) paralajmëroi se rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë deri në 39 milionë vdekje midis viteve 2025–2050 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente.
Dr. Gyanendra Gongal, nga Zyra e OBSH-së për Azinë Juglindore, bëri këto komente gjatë një konference në Ludhiana, Indi, duke e quajtur rezistencën ndaj antimykrobikëve (AMR) një kërcënim jo vetëm shëndetësor, por edhe ekonomik global.
Sipas raportimit, parashikohet që shpenzimet direkte të kujdesit shëndetësor për shkak të AMR mund të arrijnë 412 miliardë dollarë në vit, dhe humbjet në produktivitet mund të jenë 443 miliardë dollarë në vit — ndërkohë që GDP-ja globale mund të bjerë me 1–3.4 trilion dollarë deri në 2030 nëse trajtimi i infeksioneve dështon.
Ekspertët rekomandojnë një strategji “One Health”, që ndërthur kujdesin për njerëzit, kafshët dhe mjedisin, me fokus në kontrollin e infeksioneve, përdorimin e kujdesshëm të antibiotikëve dhe inovacionin për barna të reja. /KM
