Papa Leoni XIV u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit të vazhdojnë bisedimet e paqes që synojnë t’i japin fund luftës, duke paralajmëruar se popullsia civile e Iranit po vuan për shkak të konfliktit.
Papa, gjatë kthimit të tij nga një turne në katër vende afrikane, tha se inkurajon vazhdimin e dialogut dhe përpjekjet e të gjitha palëve për të promovuar paqen, për të hequr kërcënimin e luftës dhe për të respektuar ligjin ndërkombëtar, duke theksuar se ai mbështet një “kulturë paqeje, jo urrejtjeje dhe përçarjeje”, raportoi BBC.
Në deklaratën e Papës thuhej se komentet e tij pasuan kritikat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili, sipas tekstit e sulmoi Papën për pikëpamjet e tij mbi operacionin ushtarak SHBA-Izrael në Iran./kb
