Last Updated on 27/07/2026 by Kesjana
Agron Shehaj është rikthyer në Kuvend, ku gjatë fjalës së tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka zëvendësuar Kuvendin me grupin parlamentar të PS.
“Në kuvendin e korrupsionit, e dija se nuk kisha për t’ia dalë. Të gjithë duhet të shikonin se si i trajtoni deputetët e opozitës, e trajtoni këtë parlament si pronë private.
Nuk mund të më lejonit mua të vija në parlament se do ishte Edi Rama.
Edi Rama një njeri i lodhur një kryeministër i rëndomtë, ku prej 2 muajsh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij. Nuk ka moral dhe kurajë të përballet.
U mboldhi ju në mënyrë patetike dhe në mënyrë pafytyrë tallet me një zonjë të pamundur.
Kur ai tallej a u vutë në siklet apo jo. Ca të keqe ka të protestojnë njerëz të braktisur nga shteti.
Kuvendi totalisht i blinduar. Në vend që t’i dëgjoni i arrestoni. Kryeministri i Shqipërisë refuzon të flasë. E ka zëvendësuar kuvendin e Shqipërisë me grupin parlamentar socialist”, tha Shehaj./ kb
