Last Updated on 09/12/2025 by EL
Partia Demokratike do të tërhiqet nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Qëndrimi u bë me dije nga kryetari i PD-së, Sali Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku vetëm me votat e PS emrat e 6 kandidatëve u kaluan për votim në seancës plenare të së enjtes, ndonëse PD kishte deklaruar tërheqjen nga firmat.
Sipas Sali Berishës, mazhoranca po bën lojë të pisët për të zgjedhur emrin e Endri Shabanit në krye të këtij institucioni.
“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre. Balla informoi se avokatin e Popullit ia kemi lënë opozitës, unë iu thash juve se ata do pendohen dhe tani tregojnë se u penduan. Mund ta imagjinoni këtë? Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për kandidaturat e tjera, përveç kandidaturave të përzgjedhura vetë, që jam Beism Ndregjoni, Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Braja, Haluci, Dardan Mustafa. Sot futën kandidaturën e tyre. Kandidatura kishte marrë firmat, por ne i tërhoqëm. Manja thotë se nuk njoh Taon, dhe nuk njoh tërheqjen e firmave. Arrijnë deri këtu për të nxjerrë atë që thotë Rama. Ne tërhiqemi nga procesi, ne nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së avokatit të popullit”, tha Berisha./e.t
