Last Updated on 19/04/2026 by Monika
Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kryetar në 8 degë të saj. Konkretisht, zgjedhjet mbahen në: Tiranë, në degët 3, 5 dhe 10; Krujë; Devoll; Kurbin; Pukë dhe Rrogozhinë.
Në degën 5 të PD-së në garë për postin e kryetarit janë Artur Mahmutaj, Erion Dizdari dhe Famir Myrta.
Në degën 10 në Tiranë, kandidatët janë Andi Beliu dhe Olsi Karapici.
Në degën e Partisë Demokratike në Krujë, garon për kryetar dege Aulon Kalaja dhe Myftar Ismalaja.
Për drejtimin e degës së PD në Kurbin, kandidojnë Edmond Shkoza dhe Vilson Bitraj.
Edhe në degën e PD-së në Pukë, janë vetëm dy kandidatë në garë të cilët janë Demir Hyseni dhe Ferit Ringaj.
Në degën e PD-së në Rrogozhinë dy kandidatët janë Nazmi Totraku dhe Ilir Kasa.
Procesi i votimit ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00, ku secili anëtar dege do të ushtrojë të drejtën e votës./mxh
