Last Updated on 15/01/2026 by EL
SEE News, South East Europe News, rrjeti profesional i lajmit të specializuar në analizë biznesi, raportime krahasuese dhe renditje mbi kompanitë, qeveritë dhe investimet rajonale në Evropën Juglindore, publikoi së fundmi edhe renditjen e kompanive më të mëdha në rajon në edicionin e tetëmbëdhjetë të saj.
Në “SEE TOP 100” ku renditen kompanitë, bankat dhe siguruesit më të mëdhenj të 11 shteteve të Evropës Juglindore, SIGAL Insurance Group përfaqësohet me të tre degët e sigurimeve në rajon, SIGAL në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.
Dega e SIGAL në Shqipëri renditen në vendin nr. 51/100, e rritur me dy vende nga viti paraardhës, me 58.4 milionë euro prime të shkruara bruto, 4.19% rritje nga viti paraardhës dhe 4.1 milionë euro fitim, e rendit SIGAL në Shqipëri si kompaninë e parë të sigurimeve në vendin tonë.

Në Top 100-shen e siguruesve të 11 vendeve të Evropës Juglindore bën pjesë edhe SIGAL në Maqedoninë e Veriut, kompania radhitet në vendin nr. 81/100, e rritur me shtatë vende nga viti paraardhës. Ndërsa SIGAL në Kosovë radhitet në vendin nr. 92/100, duke ruajtur pozita të pandryshuara.

Kjo renditje konfirmon pozitat tërësore të SIGAL Insurance Group si kompania më e madhe e sigurimeve në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut.
