Milani përmbysi Torinon nga 0-2 në 3-2 dhe u rikthye në krye të Serie A, duke e çuar në 13 ndeshje serinë pa humbje në kampionat.
Torino shënoi dy herë me penalltinë e Vlasic në minutën e 10-të dhe golin e Zapata-s në minutën e 17-të.
Milani ngushtoi diferencën me një goditje të Rabiot në minutën e 24-t. Në pjesën e dytë, Pulisic hyri si zëvendësues dhe barazoi në minutën e 67-të.
Dhjetë minuta më vonë, amerikani realizoi golin e fitores, duke u bërë bashkëkryesues në listën e golashënuesve.
Me këtë sukses, Milani kalon Napolin me golavarazh dhe kryeson me 31 pikë, ndërsa Torino zgjat në gjashtë ndeshje serinë pa fitore./ K.M
