Prej dy ditësh, Lëvizja “Bashkë” së bashku me qytetarët e Kamzës kanë bërë thirrje për firmosjen e një peticioni ku kërkohet miratimi i dy pikave, ulja e çmimit të biletës së linjave të urbanit Kamëz që ka shkuar në 50 lekë, dhe abone falas për pensionistët dhe studentët.
Gjatë ditës së sotme, policë, nëpunës dhe drejtorë të Bashkisë Kamëz janë përplasur fizikisht me aktivistët e Lëvizjes “Bashkë ku i detyrojnë të largohen nga trotuari, me qëllim që të mos mbledhin firma.
Aktivistët e kanë cilësuar të paligjshëm urdhrin e drejtuesit të bashkisë Kamëz për largimin e aktivistëve.
Në krah të tyre janë shprehur dhe qytetarët e bashkisë së Kamzës të cilët janë shprehur të pakënaqur për vendimin e rritjes së çmimit të biletës së urbanit. m.p.
