Last Updated on 20/06/2026 by Monika
Anglia po përballet me disa shqetësime në prag të ndeshjes së dytë në Kupën e Botës kundër Ganës.
Sipas raportimeve, trajneri Thomas Tuchel po monitoron nga afër gjendjen e Bukayo Saka, Declan Rice dhe Marcus Rashford.
Dy futbollistët e Arsenalit iu bashkuan kombëtares me probleme të lehta të mbartura nga fundi i sezonit, ndërsa Rashford ka shfaqur shqetësime muskulore pas sfidës ndaj Kroacisë.
Të tre konsiderohen lojtarë shumë të rëndësishëm për skemat e Anglisë në këtë turne. Dyshimet janë shtuar pas mungesës së Saka dhe Rashford në një nga seancat stërvitore me dyer të mbyllura.
Stafi mjekësor po ndjek programe të personalizuara për secilin prej tyre me qëllim shmangien e dëmtimeve më serioze.
Paralelisht, Tuchel po teston alternativa të tjera, mes tyre edhe Morgan Rogers. Gjendja e tre lojtarëve pritet të vlerësohet deri përpara ndeshjes së 23 qershorit ndaj Ganës./mxh
