Last Updated on 09/02/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, e cila ditën e sotme kërkoi në total 180 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Përmes një postimi në platformën “X”, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur i tronditur nga kjo kërkesë dhe në pamundësi për të artikuluar një reagim të qartë. Teksa ka theksuar më tej se ende është duke u përpjekur që të kuptojë bazën logjike mbi të cilën Prokuroria ka ndërtuar pretencën e saj.
“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur…”, shkruan Rama ndër të tjera, teksa shton kështu se kërkesa për këtë dënim ndaj katër figurave kryesore të luftës së UÇK-së përbën një akt ekstrem dhe të paprecedentë, që e ka lënë pa fjalë.
Vijon…
Reagimi i plotë i Edi Ramës:
Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!
Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!/et
