Kreu i PD-së Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e protestës së opozitës që do të mbahet në 24 janar.
Lideri i demokratëve ka paralajmëruar se beteja nuk do të ndërpritet deri në ditën e largimit të kryeministrit Edi Rama.
“Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë.
Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës”, thekson Berisha./K.M
