Analisti Frrok Çupi komentoi protestën që u zhvillua për të 28-ën ditë radhazi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si një protestë me karakter tërësisht politik.
Sipas Çupit, protesta ishte projektuar politikisht që në fillim dhe, në vend që të dobësonte qeverinë, ka prodhuar efektin e kundërt.
Analisti deklaroi se Shqipëria është përballur me goditje për shkak të përparimit të saj, duke pretenduar se vendi është vënë në shënjestër nga shtete që, sipas tij, mbështesin terrorizmin dhe nuk e duan zhvillimin e Shqipërisë.
“Protesta është fund e krye politike. Para se të projektoheshin flamingot, ishte projektuar trupi politik i politikës, ishte projektuar nga mjeshtra, që ende nuk i kemi në tavë, por ka shumë elementë të rëndësishëm politikë. Protesta rikonfirmoi, si me thënë, bëri rikonfirmimin e qeverisë në krye të detyrës.
Bëri që qeveria shqiptare të jetë nesër me një fitore të madhe, fitoi atdheun që e vunë në rrezik. Atdheun e vunë në rrezik shtete terroriste, që furnizojnë terrorizmin në botë, e vunë ata që nuk e duan Shqipërinë, e vunë ata që tentuan të pengonin zhvillimin e Shqipërisë.
Ne po paguajmë goditjet për shkak të përparimit të vendit. Goditja qe shumë e rëndë, goditja tashmë ka mbaruar, por qe e rëndë. Goditi Parlamentin, na mori dy persona. Na mori Ministrinë e Jashtme, na mori dhe një malësore, e cila ishte e dobët, kush ishte i dobët u dorëzua. Kuptuam se me fqinjët, edhe pse jemi vëllezër, ne kuptuam se duhet të ruajmë kufijtë shtetërorë. Rama është vizionari i Shqipërisë”, tha ai./kb
