Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë urimet për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Peleshi e ka cilësuar këtë ditë si një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar.
“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar”, shprehet Kryetari Peleshi në mesazhin e tij të urimit. /kb
