Last Updated on 14/10/2026 by Monika
TIRANË / TË LËNDUAR NGA PROTESTA
Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit të Traumës, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë të lënduarit janë në gjendje të vetëdijshme dhe me gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, katër protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore./mxh
