Ermal Hasimja, një nga emrat e propozuar si kandidat i opozitës së bashkuar për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë, ka bërë një analizë për veprimet që mund të marrin SHBA në Shqipëri në aspektin politik.
Sipas tij, amerikanët nuk duan të ndihmojnë në “mbjelljen” e demokracisë, por të ndërhyjnë në ato vende ku diskutohet për trafikun e drogës.
“Strategjia e re amerikane ka një ndryshim të madh në nivel doktrinor. Ajo shpall se Amerika nuk do të ketë më prioritet ‘mbjelljen’ e demokracisë në vende ku ajo nuk lind natyrshëm, por do të ndërhyjë në ato vende që mundësojnë trafikun e drogës, të cilën strategjia e sheh si kërcënim kombëtar”, shkruan Hasimja.
“Në këto kushte, Amerika mund të ushtrojë presion të madh mbi politikën shqiptare për të luftuar drogën, por jo domosdoshmërisht për të mbrojtur demokracinë. Problemi është se socialistët nuk e luftojnë dot drogën. Droga i mban në pushtet. Rrjedhimisht, në këtë mandat të Rilindjes do të shohim plot përplasje të forta ndërmjet Ramës e amerikanëve. Ndërkohë, lufta për demokracinë u mbetet në dorë vetëm shqiptarëve”, vijon ai. M.P.
