Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 7 mars, për të inspektuar aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Koridorit VIII.
Kreu i qeverisë është i shoqëruar nga Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përveç tij, edhe ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut Elbasan Arbjan Mazniku dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.
