Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka komentuar mbrëmjen e sotme emërimet dhe ndryshimet e fundit të bëra në qeveri.
I ftuar në Syri Tv, Murrizi u shpreh se kjo është qeveria e tretë që ministarat nuk janë njerëz që përfaqësojnë elektoratin e Partisë Socialiste.
Ndër të tjera ai tha se kjo është një lëvizje e kryeministrit Edi Rama për të treguar “forcën te Rilindja”.
“Ka kohë që ka thënë do të ndërrojë emra, nuk ka lidhje me socialistët dhe po të shikosh kjo është qeveria e tretë që nuk janë njerëz përfaqësues të elektoratit të PS-së apo të elektoratit të majtë që ka votuar me gjithë votat e blera e të vjedhura brenda 83 mandate. Janë njerëz anonim që mund t’i takosh ata që i ke në pallat në hyrje, ju thua mirëmëngjes, mirëmbrëma por nuk e di kurrkush se çfarë pune bën në ministri. Ke dy-tre ministra që kanë vetëm një zyrë me një kopje çelësi tek Rama, siç kanë qenë para qeverisë që shkarkoi, një qeveri tjetër ku kanë qenë nja dy-tre gra, Milva, Eliona, tre gra me një zyrë. Pra ky kërkon të tregojë forcë tek Rilindja, se PS-në e ka shkrirë, që unë jam mbreti, sulltani, heq kë të më teket mua, bëj dhe një qokë me klering. Pra që të mos mërziten të gjithë, ke qejf, përveç se do të heq ty, kë ke qejf të heq ti? Desha të heq edhe filan ministër, do ta heq unë.
Rama përveç katër muajve të parë, në dijeninë time, 2013, deri në nëntor, nga nëntori i 2013 e sot nuk firmos asnjë shkresë më si kryeministër. Pra ka gati 10 vjet, 12 vjet e kusur, që firmosin zëvendësit. Ka firmosur një zëvendës përpara, që ka qenë në qeverinë e parë, pastaj firmosi Niko Peleshi, me të famshmin 7-800 milionë euro Rilindjen Urbane të fshatrave të mëdha e të qyteteve. Firmosi Ahmetaj, firmosi Braçja, Balluku është e fundit, tani s’e di kë ka thirrur për të firmosur. Albana Koçiu. Po Albana në dijeninë time e ka filluar karrierën tek OSHEE-ja me duket faturiste. Po se janë nja dy që kanë qenë faturiste që është bërë kështu. Që të flasim realitetin, pra nuk e lidh gjë me shtratin dhe PS-në e vërtetë apo socialistët. Po flasim për njerëz anonim. Por me sa di aty janë një ndoshta apo dy ministra që janë në hetim prapë nga këta”, tha Murrizi./mxh
