Last Updated on 29/05/2026 by Monika
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në Dibër, për të shënuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste në këtë qark.
Rama e nisi fjalën e tij me humor e batuta para dibranëve.
“Kjo lidhje me Dibrën materializohet edhe me shpejtësinë e ardhjes. Erdha me disa minuta vonesë, se u nisëm nga Tirana në orën 4. E di që rruga nuk është një orë, mirëpo Ulsiu i ka bindur të gjithë se rruga është 50 minuta dhe i thashë së po çojnë me vonesë. Erdha pak me vonesë, por fajin e ka Ulsiu”,-tha duke qeshur Rama.
Më tej, Rama u ndal te rrugëtimi i PS-së në më shumë se tre dekada, duke e lidhur edhe me shkëputjen nga partia e së shkuarës.
Sipas tij, ky zhvillim i dha jetë një partie që ka shënuar shumë gjëra të rëndësishmë në librin e jetës politike të vendit.
“Ky është vazhdimi i një rruge, që është rruga e PS-së, në të cilën ne kemi parë dhe dëgjuar shumë, por edhe kemi bërë shumë. Dua të rinënvizoj që historia e PS-së nuk nis me momentin kur hyra unë në parti, por në momentin kur socialistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke i dhënë jetë një partie e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare”,-tha Rama./Mxh
