Last Updated on 04/07/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për BBC News se reforma në drejtësi përbën një nga arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë në vitet e fundit dhe duhet të garantojë një sistem plotësisht të pavarur nga ndikimi politik.
Sipas Kryeministrit, sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur, duke vepruar pa dallime politike.
Rama rithekson se reforma në drejtësi mbetet një nga arritjet më të rëndësishme, duke kërkuar një drejtësi që “nuk sheh as majtas, as djathtas, por vetëm drejt”.
“E kam thënë që nga dita e parë që unë dua një drejtësi që nuk sheh as majtas, as djathtas, por sheh drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund t’i ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga larg. Gjithashtu kam thënë se ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi”, theksoi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi është një nga kontributet më të rëndësishme të Partisë Socialiste për vendin.
“Ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit”, u shpreh Kryeministri.
BBC News, në një artikull për debatin mbi Zvërnecin dhe protestat e zhvilluara, ndalet edhe te transformimi i Shqipërisë gjatë 13 viteve të fundit.
Media britanike vlerëson zhvillimin e Tiranës, rritjen e turizmit dhe përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./ad

