Last Updated on 30/11/2025 by
Në podcastin e sotëm, 30 nëntor, kryeministri Edi Rama foli sërish për shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e cilësuar një vendim krejtësisht antidemokratik.
Duke theksuar që në krye të herës se pret me durim “që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes, që sipas tij është rrugë e pashkelur në gjithë botën”, citoi se çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për këtë rast.
“Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë: Gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarët e qeverisë, sepse duke bërë këtë, së pari cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit e kryeministrit, nëse Gjykata e pezullon ndërhyn në qeveri, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit, dhe kjo konsiderohet shkelje e palejueshme e ndarjes së pushteteve”, tha kreu i qeverisë shqiptare./KM