Last Updated on 25/03/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime te vila 30 me ministren Delina Ibrahimaj, ministrin Ervin Demon, ministren Erjona Ismailin, zëvendëskryeministren Albana Koçiu dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.
Sipas raportimeve, takimi në fokus ka ligjin për referendumet dhe strategjinë e komunikimit.
Kjo lëvizje vjen pas takimeve të një dite më parë për garën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Për këtë edhe E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë zhvilloi një takim në Ministrinë e Brendshme, me ministrin Besfort Lamallari./ kb
