Nga Artan Fuga
Në librin tim “Shoqëria Piramidale” (Botimet Papirus), të botuar pak vite më parë argumentoj teorikisht dhe me argumenta praktike se :
1. Bashkitë e mëdha janë institucione që bëjnë të mundur që ndërtuesit e mëdhenj të sundojnë qytetarin!
2. Futja e popullsive periferike brenda administratës së bashkisë së qytetit të madh është mënyra që popullsia e qendrës urbane të sundojë dhe shfrytëzojë popullsinë që jeton në periferi. U merr taksa dhe nuk u jep investimet e duhura!
3. Heqja e komunave dhe futja e popullsive rurale brenda administrimit të bashkisë urbane është mekanizmi kur popullsia urbane sundon dhe shfrytëzon popullsinë rurale, fshatarësinë!
4. Organizimi bashkiak bën që ndërtuesit të sundojnë qytetarët, qytetarët e qendrës të sundojnë ata që banojnë në periferi, popullsitë urbane të shtypin ato rurale, kuptohet që të gjithë të shtypurit s’kanë rrugë tjetër veçse të ikin nga sytë këmbët! Ata që mbesin në Shqipëri përzënë ata që ikin!
Këto janë katër shtresat e shfrytëzimit dhe shtypjes politike në Shqipëri!
I di komisioni i reformës territoriale këto apo jo???
