Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që shtresa e dëborës të arrijë mbi 25 centimetra.
Kjo situatë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krujë-Qafë Shtamë.
Si pasojë, disa fshatra në zonë kanë mbetur të izoluar, ndërsa autoritetet vendore po punojnë për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal në qarkullim dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
