Qarku Korçë është një nga zonat e prekura në vend nga situata e krijuar gjatë ditëve të fundit nga moti i keq.
Sa i përket qarkullimit nëpër akset e këtij qarku, deri më tani mësohet se:
Segmenti Ersekë-Leskovik është i hapur dhe i kriposur.
Në aksin Maliq-Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. Problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.
Akset Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë dhe Zemblak-Dogorë-Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal.
Në aksin Bilisht-Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Segmentet K/Boboshticë-Dardhë dhe K/Lapidari Podgori-K/Podgori-Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje./KM
