Evakuohen gjatë natës banorët në fshatrat që ndodhen përgjatë lumit Seman, në territorin e bashkive Kuçovë dhe Dimal.
Ky veprim është ndërmarrë si masë parandaluese për garantimin e sigurisë së qytetarëve, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, që u angazhuan në këtë evakuim, u vendosën në fshatrat në të dy anët e lumit Seman, prej situatës së krijuar nga rritja e nivelit të ujit./KM
