Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram, ku përmes humorit ka lënë të kuptohet se pushimet e saj nuk kanë qenë domosdoshmërisht aq të bukura sa duken në fotografi.
Këngëtarja ka publikuar një kolazh me momente nga ditët e saj të pushimit, të cilin e ka shoqëruar me një mbishkrim në anglisht: “Po ju, a keni bërë ndonjëherë pushime të trishtuara dhe në depresion? Unë: Më lër të vendos buzëqeshjen time”.
Me këtë koment, Ronela ka sjellë në vëmendje kontrastin mes imazhit që ndajmë në rrjetet sociale dhe asaj që mund të përjetojmë realisht, duke e përcjellë mesazhin me stilin e saj karakteristik dhe një dozë ironie.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një përjetim personal apo thjesht për një batutë, pasi artistja nuk ka dhënë shpjegime të tjera. Megjithatë, postimi i saj ka ngjallur kureshtje, duke lënë vend për interpretime nga ndjekësit./mxh
