Last Updated on 10/11/2025 by EL
Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike lidhur me rezultatin zhgënjyes të zgjedhjeve të 9 nëntorit në pesë bashkitë e vendit. Ka qenë ish-deputeti i kësaj force politike, Ervin Salianji ai i cili e ka cilësuar ditën e djeshme si një “ditë të zezë” për demokracinë dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Ai theksoi se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve tregon humbjen e besimit se përmes votës mund të ndryshojnë diçka, duke e fajësuar për këtë korrupsionin e qeverisë dhe përqendrimin e pushtetit në duart e kryeministrit Edi Rama.
“E djeshmja ishte nje ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka perqendruar të gjithe pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet”, shkruan Salianji në postimin e tij në “Facebook”.
Ndër rreshta, Salianji ka pranuar se edhe opozita mban përgjegjësi për këtë situatë, pasi ka humbur pasionin, forcën dhe strategjinë për t’u përballur me pushtetin.
Ai ka bërë thirrje për reflektim të thellë brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se mosveprimi nga ana e opozitës janë duke dëmtuar vendin.
“Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve”, shkruan Salianji.
Postimi i plotë:
E djeshmja ishte nje ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me voten e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka perqendruar të gjithe pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojne te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh parate e tyre.
Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqiperisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike , të riktheje besimin te qytetarët
Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre.
Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë.
Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.
Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet.
Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër!
Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:
Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin!
Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin./e.t
