Last Updated on 02/06/2026 by EL
Në prag të debutimit në stolin e Shqipërisë, trajneri i ri i kombëtares, Rolando Maran doli në konferencë para sfidës ndaj Izraelit.
“Është e rëndësishme të theksoj që kam parë disponibilitet shumë të madh nga lojtarët. Nuk është e thjesht të luash në ndeshje të tilla. Lojtarët vijnë nga një fund sezoni i vështirë, stresues dhe shumë i gjatë. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. E rëndësishme që të jetë skuadër funksionale, edhe nga aspekti fizik, cilët janë lojtarët me më shumë cilësi. Janë dy ndeshje që masin forcën dhe duhet të llogarisim lojtarët për të dyja ndeshjet. Kam parë disponibilitet të mirë, kjo ka rëndësi. Sigurisht duke shtuar edhe kurajon për të dalë në fushë dhe për të mirë ndeshje të mirë. Ky është elementi kryesor.
Ajo që është në fokus është që të jemi Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Ka qenë e vështirë për të përkthyer çfarë kemi përgatitur për atë çfarë pritet në fushë. Ajo që kam parë dhe më ka pëlqyer, është dëshira dhe motivimi i lojtarëve. Do të shohim si do përkthehet në fushë. Nuk është e lehtë me Izraelin, i bën skuadrat e tjera të luajnë keq dhe të bën të vraposh pa top. Duhet të japim shumë intensitet dhe të mos krijojmë shumë hapësira për ta. Do jetë test i mirë dhe stimulues për lojtarët”./ET
