Last Updated on 25/02/2026 by Monika
Rikthimi i Orges Shehit në pankinën e Tiranës vjen në një moment simbolik, sërish para përballjes me Vllazninë.
Ai ishte larguar më 5 tetor 2023, pikërisht përpara një ndeshjeje ndaj të njëjtit kundërshtar, ndërsa rikthimi i tij është zyrtarizuar më 23 shkurt 2026, në prag të një tjetër klasikeje.
Ky përkim datash i jep sfidës një domethënie të veçantë. Drejtuesit e klubit synojnë që me rikthimin e tij të rikthejnë stabilitetin dhe identitetin e skuadrës. Në aspektin sportiv, Tirana pritet të ketë një mungesë të rëndësishme, pasi Bazilio Ndong rrezikon të mos jetë i gatshëm.
Futbollisti nuk është stërvitur me grupin dhe do të vlerësohet deri në fund. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të trajnerit. Ndeshja ndaj Vllaznisë ka rëndësi si për renditjen, ashtu edhe për momentin psikologjik të ekipit./mxh
