Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shkon sot në GJKKO.
Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se Balluku duket se ka përforcuar mbrojtjen e saj. Mësohet se krahas motrës, Pamela Qirko, pjesë e ekipit është dhe avokati Ardian Kalia.
GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues./kb
