Last Updated on 21/05/2026 by Anisa
Shqipëria ka kaluar një fazë të rëndësishme në procesin e integrimit europian, duke marrë “dritën jeshile” nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për vijimin e procedurave që çojnë drejt Konferencës Ndërqeveritare.
Vendet anëtare kanë dhënë miratimin për vijimin e procedurave mbi raportin IBAR, i cili më pas kalon në nivelin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (Coreper II), një hap formal që i hap rrugën mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj.
Në takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Rama.
Raporti IBAR ka qenë prej muajsh në diskutim mes vendeve anëtare të BE-së dhe është ndryshuar disa herë gjatë procesit negociues, duke kaluar në disa versione drafti.
Ditën e premte pritet vetëm miratimi formal i raportit IBAR dhe përcaktimi i datës 26 maj për Konferencën Ndërqeveritare, e cila pritet të zhvillohet në orën 19:30../A.D
