Last Updated on 12/08/2026 by Anisa
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference me gazetarët se, sipas tij, sondazhet e fundit të brendshme të Partisë Socialiste tregojnë një rënie të mbështetjes për PS-në në 29 për qind.
Berisha pretendoi gjithashtu se në këto sondazhe Edi Rama renditet nën nivelin e mbështetjes së Partisë Socialiste. Ai tha se bëhet fjalë për sondazhe të kryera nga vetë PS-ja dhe se rezultatet kanë shkaktuar shqetësim brenda partisë.
“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale.
Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.
