Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme punimet e seancës së radhës plenare. Duke nisur nga ora 10:00, në rend dite për seancën e sotme janë interpelancat me tre ministra.
Konkretisht interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, e kërkuar nga deputetë të Partisë Demokratike.
Po ashtu do të zhvillohet interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, e kërkuar nga deputetët Kliti Hoti, Bardh Spahia dhe Erisa Xhixho.
Në seancën e sotme po ashtu do të zhvillohet dhe interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga disa deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Rendi i ditës për seancën e sotme ka të përfshirë po ashtu dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku./kb
