Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni. Ish-volejbollisti, dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një infarkti në zemër gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vlorës.
Ai i dha shumë volejbollit shqiptar, si volejbollist, por edhe si trajner i këtij sporti. Lajmi i hidhru për ndarjen e tij nga jeta, është dhënë nga miqtë e tij.
Pogoni mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin “Barleti”. Me katër diploma universitare dhe gradën Doktor Shkencash, ai i dha një kontribut të madh shkencave të sportit në vend.
Pogoni ka shërbyer më parë edhe si drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, ai kontribuoi si figurë drejtuese dhe trajner i ekipit të femrave te Barleti Volej.
I lindur më 20 mars 1972 në Tiranë, Pogoni e nisi rrugëtimin në volejboll me Dinamon si lojtar. Vetëm 25 vjeç kaloi në pankinë, fillimisht si trajner i Studentit dhe më pas i Dinamos. Më vonë drejtoi edhe ekipin kombëtar të vajzave, ndërsa vitet e fundit ishte trajner i ekipit të volejbollit të Universitetit “Marin Barleti”.
Paralelisht ndërtoi një karrierë të gjatë në arsimin e lartë. Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni ishte Shef i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin “Barleti” dhe anëtar i Senatit Akademik. Me katër diploma universitare dhe titullin Doktor Shkencash, ai ishte autor i 12 punimeve shkencore dhe dy teksteve universitare, si edhe pjesëmarrës në projekte ndërkombëtare përmes programeve Tempus dhe Erasmus+./mxh
