Last Updated on 13/11/2025 by Monika
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit, ku u zhvillua një dëgjesë me minatorët e Spaçit.
Në një video të publikuar pas takimit, Tabaku theksoi se çështja e Statusit të Minatorit nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i premtimeve të pambajtura të qeverisë.
Ajo u shpreh se minatorët janë një nga shtresat më të ekspozuara dhe më të pambrojtura në tregun e punës dhe se ata meritojnë dinjitet, mbështetje dhe trajtim të drejtë ligjor.
Deputetja kërkoi gjithashtu transparencë të plotë mbi kontratën koncesionare që lidhet me minierën dhe respektim të plotë të të drejtave kushtetuese të punës./ MXH
