Last Updated on 23/02/2026 by EL
Disa momente nuk kanë nevojë për skenar për të qenë magjike. Gjatë premierës së filmit “Loja e Fundit”, Gazeta Fjala, ka siguruar një video ekskluzive ku protagonist i një skene mjaft të ëmbël është bërë vetë Luiz Ejlli dhe bukuroshja e vogël e quajtur Nichol.
Për Nichol, kjo nuk ishte thjesht një mbrëmje e zakonshme; ishte hera e parë që ajo shkonte në kinema, dhe arsyeja ishte e qartë: të shihte filmin më të bukur të vitit dhe idhullin e saj.
Ajo që nisi si një takim i shpejtë mes fanses dhe artistit, u shndërrua në një bisedë të gjatë e mjaft ‘serioze’ që habiti të pranishmit. Të dy, Luizi dhe Nichol, kanë diskutuar për filmin, artin, madje edhe tendencat e modës. Pamjet tregojnë një Luiz krejtësisht të përshirë nga biseda me vogëlushen, duke i kushtuar vëmendje çdo fjale të saj.
Përtej diskutimeve mbi “Lojën e Fundit”, Nikol, me çiltërsinë e moshës së saj por me një pjekuri për t’u admiruar, nuk ka kursyer urimet më të përzemërta për artistin. Ajo i ka uruar Luizit suksese të pandalshme në rrugëtimin e tij të ardhshëm, duke përfshirë në çdo mesazh dashurie edhe Kiarën.
Kjo video na tregon se suksesi i një filmi nuk matet vetëm me biletat e shitura, por me emocionin që lë pas te shikuesit më të vegjël. Nichol, me vizitën e saj të parë në kinema, mori me vete jo vetëm pamjet e një filmi, por një bisedë që do ta kujtojë gjatë.
