Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me sulmin ndaj një dege banke gjatë protestës në Tiranë.
Balla e ka cilësuar ngjarjen si pjesë të një skenari të parapërgatitur dhune, duke publikuar një video që, sipas tij, tregon sulmin ndaj bankës dhe komunikimet online të bëra disa orë përpara.
“E gjitha është skenar i parapërgatitur dhune! Ndiqeni këtë video ku po sulmohet dega e Bankës R. Ndiqeni deri në fund si ky sulm u përgatit 3 orë më parë në grupet e komunikimit online👇”, shkruan Balla.
Reagimi vjen në ditën e dytë të protestës në Tiranë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe episode dhune dhe dëmtimi të pronës./ad
