Last Updated on 17/12/2025 by Monika
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së pasditen e sotme është diskutuar mbi protestën kombëtare të datës 22 dhjetor.
Noka thekson se narkoshteti ka pësuar goditjen më të madhe dhe tani e ka radhën kryeministri Edi Rama. Sipas Nokës populli pret goditjen përfundimtare ndaj narkoshtetit.
“U mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Të gjitha forcat për organizimin e protestës kombëtare të së hënës. Narkoshteti ka pësuar goditjen më të madhe. Tani e ka radhën Edi Rama.
Populli shqiptar pret goditjen përfundimtare të narkoshtetit të tij”, shkruan Noka./mxh
