Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e parakohshme që mbahen sot në Kosovë. Pas votimit, Haradinaj ka dhënë dhe një deklaratë të shkurtër për mediat.
Procesi i votimit që zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, ka nisur nga ora 07:00 dhe do të vijojë deri në 19:00.
Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00./K.M
