Last Updated on 24/03/2026 by Kesjana
Një organ i vogël, i njohur si gjëndra timus, mund të jetë shumë më i rëndësishëm për shëndetin tonë sesa mendohej më parë. Për dekada me radhë, shkenca e konsideronte timusin pothuajse joaktiv pas pubertetit, por studimet e fundit po sfidojnë këtë bindje.
Duke analizuar mbi 27,000 skanime mjekësore me ndihmën e inteligjencës artificiale, studiuesit zbuluan se individët me një timus aktiv kishin:
-50% më pak rrezik për vdekje të parakohshme
-63% më pak rrezik për vdekje nga sëmundjet e zemrës
-36% më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mushkërive
Timusi luan një rol kyç në sistemin imunitar, pasi është “kampi i trajnimit” për qelizat T, të cilat luftojnë infeksionet dhe qelizat kancerogjene. Edhe pse ai tkurret me moshën, studimi tregon se kjo tkurrje ndryshon nga personi në person dhe ndikon në mënyrën se si plakemi.
Një tjetër zbulim i rëndësishëm është ndikimi i stilit të jetesës. Pirja e duhanit, mbipesha dhe inflamacioni kronik lidhen me një timus më të dobët, duke rritur rrezikun për sëmundje.
Ekspertët theksojnë se këto rezultate janë premtuese, por kërkojnë konfirmim në studime të tjera. Megjithatë, ato mund të ndryshojnë mënyrën se si mjekët vlerësojnë rrezikun e pacientëve dhe trajtimin e sëmundjeve në të ardhmen/kb
