Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se me kërkesë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të mbahet një seancë për zgjedhjen e presidentit që do të nisë në orën 20:30.
Ajo tha se LVV ka propozuar dy emra të rinj për president, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
“Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, shkroi Haxhiu në rrjetet sociale.
Dy kandidatura e reja vijnë pas tërheqjes nga kandidimi të Konjufcës dhe Kollçakut, më herët ditën e sotme./mxh
