Last Updated on 02/06/2026 by Monika
Milani po punon për rindërtimin e ekipit të sezonit të ardhshëm. Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic duket se kanë identifikuar si objektiv kryesor Ralf Rangnick për drejtimin e gjithë sektorit sportiv.
Gjermani, aktualisht trajner i kombëtares së Austrisë, po shqyrton ofertën e Milanit, ndërsa ka në tavolinë edhe një propozim për të vazhduar me federatën austriake pas Kupës së Botës.
Vendimi i tij pritet të merret brenda pak ditësh, pasi të dyja palët kanë nevojë për qartësi për sezonin e ardhshëm. Në rast të një marrëveshjeje, Rangnick do të ketë rol kyç edhe në zgjedhjen e trajnerit të ri.
Emri më i favorizuar për pankinën kuqezi është Oliver Glasner, i cili në vitet e fundit ka fituar FA Cup, Community Shield dhe Conference League me Crystal Palace.
Alternativa të tjera mbeten Matthias Jaissle i Al Ahli dhe Mauricio Pochettino, aktualisht trajner i kombëtares së Shteteve të Bashkuara.
Milani synon të mbyllë sa më shpejt këto çështje për të nisur planifikimin e merkatos dhe sezonit të ri./mxh
