Në Vlorë u mbajt sot ceremonia zyrtare për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti rreth 30 minuta para nisjes së eventit.
Po ashtu, të pranishëm në Vlorë ishin edhe Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ceremonia zyrtare u mbajt në ”Sheshin e Flamurit” në qendër të qytetit, ku u ngrit simbolikisht edhe flamuri.
Kujtojmë se në 28 nëntor të vitit 1912, pra 113 vite më parë, burri i mençur Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin dykrenar dhe shpalli Shqipërinë shtet të lirë dhe të pavarur./ K.M
