Last Updated on 17/04/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një reagim nga vizita e tij në Barcelonë, ku u prit me nderime nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës. Ai u shpreh se ndjeu krenari për respektin dhe interesin e treguar ndaj Shqipërisë, duke theksuar se imazhi i vendit ka ndryshuar ndjeshëm në Spanjë.
Rama kujtoi se dikur emri i Shqipërisë lidhej me një njollë të errët në hartën e Evropës, ndërsa sot është kthyer në një destinacion të preferuar për të rinjtë spanjollë.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shtoi se marrëdhëniet shtetërore mes Shqipërisë dhe Spanjës nuk kanë qenë kurrë më të mira, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në diplomacinë shqiptare.
“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”– shkruan kryeministri Rama në rrjete sociale./et
