Ukraina dhe aleatët e saj më të afërt europianë, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, kanë paraqitur pesë kushte kryesore për arritjen e një marrëveshjeje që synon ti japë fund luftës me Rusinë.
Kushtet përfshijnë ndalimin e menjëhershëm të luftimeve, nisjen e negociatave duke marrë parasysh situatën aktuale në terren, si dhe ofrimin e garancive të forta të sigurisë për Ukrainën.
Liderët europianë theksuan gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten pjesë e procesit të paqes.
Në përfundim të takimit të zhvilluar në Londër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz shprehën gatishmërinë se do të vazhdojnë të qëndrojnë fort në krah të Ukrainës.
Takimi vjen në një moment të tensionuar mes dy vendeve në konflikt, pasi sulmet janë shtuar dhe presideneti rus Vladimir Putin refuzoi kërkesën e homologut të tij ukrainas për t’u takuar ballë për ballë./mxh
