Last Updated on 05/08/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përfunduar me sukses një operacion nga ajri, për të shpëtuar tre turistë të huaj të mbetur në një majë shkëmbi në Malin e Çikës.
Urime vertët efektivëve të ushtrisë!
Po dje, forcat DELTA të policisë dhe Zjarrfikësve të Himarës, shpëtuan një baba idiot nga Holanda, që me dy fëmijë të mitur kishte marrë grykën e Kanionit të Gjipesë e kishte mbetur mes gurëve, derisa shkuan i nxorrën me litarë.
Çdo ditë ka lajme mbi heroizmin e policisë dhe ushtrisë, me litarë, helikopterë e makina që bredhin nëpër përrenj, gryka, shkëmbinj e male për të shpëtuar aven-turistët që marrin malet, pa qënë të përgatitur, pa guida, pa ditur as ku shkojnë e as si të kthehen, e kur mbeten nëpër shkëmbinj japin sinjalin SOS.
Vërtet policia e ushtria kanë për detyrë të shpëtojnë jetën e njerëzve në rrezik, por edhe këta njerëzit duhet të kenë sensin e përgjegjësisë, pasi nuk është shteti në dispozicion të aventurierëve.
Zjarrfikës, ushtarë e policë janë kudo duke luftuar me zjarret, por duhet të merren edhe me të krisurit që vijnë nga jashtë e bredhin nëpër shkëmbinj si dhi të egra dhe, kur i lënë gjunjët, lajmërojnë helikopterin ti marrë.
